I pakategorizuar Dental Shëndet

Një Investim në Buzëqeshjen Tënde me Teknologjinë FinSmile

Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë moderne, estetike dhe efektive për të rregulluar dhëmbët tuaj, maskerinat transparente janë një nga zgjidhjet më të preferuara sot. Klinika New Smile, në bashkëpunim me kompaninë e specializuar në prodhimin e maskerina ortodontike FinSmile, ofron një trajtim të personalizuar dhe të teknologjik për çdo pacient që dëshiron të përmirësojë buzëqeshjen.

Por sa kushtojnë realisht maskerinat ???

Kostoja, më shumë se një çmim është  një investim i personalizuar!

Çmimi i maskerinave nuk është fiks apo standard. Ai varet nga disa faktorë të rëndësishëm, si:

  • Gjendja aktuale e dhëmbëve dhe kompleksiteti i rregullimit
  • Kohëzgjatja e trajtimit të nevojshëm
  • Lloji i maskerinas së përzgjedhur
  • Shërbimet e përfshira në paketë (vizitat, konsultat, kontrolli periodik etj.)

Klinika New Smile bazohet në një plan individual për çdo pacient, duke përdorur teknologjinë dixhitale të FinSmile për të analizuar dhe modeluar çdo fazë të trajtimit. Kjo do të thotë që çdo kosto reflekton realisht nevojat unike të pacientit, duke garantuar efikasitet dhe rezultate të natyrshme.

Dy Llojet Kryesore të Maskerinave: Cila është më e përshtatshme për ty?

Në bashkëpunim me FinSmile, klinika ofron dy lloje kryesore maskerinas: maskerinat transparente klasike dhe ato me teknologji Memory Shape. Ja çfarë i dallon ato:

1. Maskerinat Transparente Klasike

Këto janë maskerina të padukshme, të prodhuara me precizion përmes skanimeve dixhitale 3D, që vendosen lehtësisht mbi dhëmbë dhe zhvendosin ato gradualisht në pozicionin e dëshiruar. Avantazhet përfshijnë:

  • Estetikë e lartë – praktikisht të padukshme
  • Komoditet dhe lehtësi në përdorim
  • Mundësi për t’i hequr gjatë ngrënies apo pastrimit të dhëmbëve

2. Maskerinat me Teknologji Memory Shape

Ky është një hap përpara në teknologjinë ortodontike. Maskerinat Memory Shape janë të ndërtuara me materiale inteligjente që “kujtojnë” formën përfundimtare të dhëmbëve dhe ushtrojnë presion të vazhdueshëm, por të butë, në mënyrë më të qëndrueshme. Disa nga veçoritë:

  • Adaptim më i mirë në strukturën e gojës
  • Efikasitet më i lartë në raste më të ndërlikuara
  • Më pak nevojë për zëvendësime të shpeshta

Pse Maskerinat janë një Zgjedhje Më e Mirë se Braketat Tradicionale?

Ndryshe nga braketat metalike, të cilat janë të fiksuara dhe shpesh të dukshme, maskerinat ofrojnë një trajtim më diskret, më të rehatshëm dhe më praktik. Ato mund të hiqen lehtësisht gjatë ngrënies apo larjes së dhëmbëve, duke ruajtur higjienën orale në nivele më të larta. Përveç kësaj, mungesa e telave dhe metaleve redukton ndjeshëm shqetësimet në mishrat e dhëmbëve dhe irritimet në gojë. Me maskerinat, pacientët mund të ndjekin trajtimin e tyre pa e ndjerë veten të kufizuar apo të vetëdijshëm për pamjen e tyre, një përparësi e madhe, sidomos për të rriturit dhe adoleshentët.

Në klinikën New Smile, në partneritet me FinSmile, kostoja e maskerinas nuk është thjesht një shifër, është një reflektim i kujdesit të personalizuar dhe teknologjisë së avancuar që po përdoret për të transformuar buzëqeshjen tuaj. Pavarësisht nëse zgjidhni variantin klasik apo atë me teknologji Memory Shape, ju po investoni në një buzëqeshje të shëndetshme dhe të bukur për një të ardhme të gjatë.

Për të marrë një plan trajtimi të detajuar dhe një vlerësim të personalizuar, mjafton të lini një konsultë në klinikë, aty ku buzëqeshja juaj fillon të ndryshojë!

03 Shk, 2025

Duhanpirja dhe shëndeti oral

Duhani është dëmshëm për shëndetin tuaj në shumë mënyra, dhe efektet e tij në shëndetin oral mund të jenë veçanërisht shkatërruese. Nga njollosja e dhëmbëve deri te rritja e rrezikut… Read More
23 Pri, 2025

Hollywood Smile

Po kerkon buzeqeshjen hollivudiane? Kurora estetike dentare, në klinikën tonë New Smile Dental Albania, janë një opsion afatgjatë që do të forcojnë dhëmbet, duke ofruar një ndjesi dhe pamje natyrale.… Read More