Ortodoncia në NewSmile

New Smile, ofrojmë trajtimet më të avancuara në fushën e ortodoncisë për fëmijë dhe të rritur, duke korrigjuar drejtimin e dhëmbëve dhe duke rikthyer funksionin e duhur të nofullave. Përdorim teknikat më moderne, duke përfshirë aparatet fikse, të lëvizshme dhe të padukshme, për të siguruar rezultate optimale si nga ana estetike ashtu edhe funksionale.

Ortodoncia Interceptive – Kujdes i Hershëm për një Zhvillim të Shëndetshëm

Ortodoncia interceptive është hapi i parë në korrigjimin e anomalive dentare dhe skeletike tek fëmijët. Kjo qasje e hershme ndihmon në identifikimin dhe trajtimin e problemeve të mundshme në zhvillimin e nofullave dhe rreshtimin e dhëmbëve, duke parandaluar nevojën për trajtime më komplekse në të ardhmen.

Kur duhet filluar trajtimi?
Kontrollet e para ortodontike rekomandohen që në moshën 4-5 vjeç, kur fëmijët bëhen më bashkëpunues dhe mund të ndiqen në mënyrë të vazhdueshme deri në moshën e pubertetit.

Aparatet e përdorura:

  • Aparatet funksionale të lëvizshme, të cilat ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e drejtë të nofullave.
  • Aparatet fikse interceptive, të cilat përdoren për të korrigjuar kafshimin, duke shmangur ndërhyrjet kirurgjikale në të ardhmen.

Trajtimi në fazat e hershme mund të parandalojë anomalitë skeletike dhe të shmangë nevojën për kirurgji ortognatike më vonë.

femijet-ortodonci-newsmile

Ortodoncia Fikse – Zgjidhje precize

Ortodoncia fikse mund të aplikohet në çdo moshë, prandaj nuk është kurrë vonë për të pasur një buzëqeshje të bukur dhe të shëndetshme.

Disa nga llojet përfshijnë:

Braketa metalike, të cilat sigurojnë rezultate të sakta dhe janë ideale për rastet e komplikuara.
Braketa estetike, si ato qeramike ose prej safiri, të cilat ofrojnë një alternativë më diskrete, duke qenë më pak të dukshme.
Braketa linguale, ku braketi vendoset në pjesën e brendshme të dhëmbëve, duke bërë që trajtimi të jetë plotësisht i padukshëm.

 

Si funksionon trajtimi?

  • Braketat ngjiten në sipërfaqen e dhëmbëve dhe lidhen me tela të hollë metalikë, të cilët ushtrojnë presion për të zhvendosur dhëmbët në pozicionin e duhur.
  • Përshtatja dhe shtrëngimi i telave bëhet çdo 2-3 muaj.

Kohëzgjatja e trajtimit zakonisht varion nga 18 deri në 24 muaj, në varësi të kompleksitetit të rastit.

Ortodoncia e Padukshme – Maskerina Transparente për një Buzëqeshje të Natyrshme

Për ata që kërkojnë një zgjidhje diskrete dhe komode, maskerinat transparente ofrojnë një trajtim ortodontik të avancuar, pa braketa apo tela metalikë. Për ata që kërkojnë një zgjidhje diskrete dhe komode, maskerinat transparente ofrojnë një trajtim ortodontik të avancuar, pa braketa apo tela metalikë.

 

Si funksionon trajtimi me Maskerina?

  • Përdoren maskerina të personalizuara që sigurojnë lëvizje të kontrolluar të dhëmbëve.
  • Maskerinat ndërrohen çdo dy javë, duke ecur gradualisht drejt pozicionit përfundimtar të dhëmbëve.

I gjithë plani i trajtimit përcaktohet përmes teknologjisë 3D, ku pacienti mund të shohë paraprakisht rezultatin përfundimtar të buzëqeshjes së tij.

Na telefono

Rezervoni konsultën tuaj SOT për një buzëqeshjeje më të shëndetshme!

Stafi Jonë