Zbardhimi i Dhëmbëve në NewSmile

Në klinikën New Smile, ne ofrojmë procedurën e zbardhimit të dhëmbëve si një zgjidhje moderne dhe efektive për të përmirësuar pamjen e buzëqeshjes suaj. Zbardhimi i dhëmbëve është një nga procedurat estetike dentare më të kërkuara, e cila ju ndihmon të arrini një buzëqeshje më të ndritshme dhe të shëndetshme. Me teknologji të avancuar dhe ekspertizën e dentistëve tanë, ne garantojmë rezultate të shkëlqyera dhe të sigurta për pacientët tanë.

Çfarë është Zbardhimi i Dhëmbëve?

Procedura e zbardhimit të dhëmbëve largon njollat dhe ngjyrimet e dhëmbëve, duke i kthyer ato në një nuancë më të bardhë dhe më të ndritshme. Kjo procedurë është ideale për ata që dëshirojnë të përmirësojnë pamjen e buzëqeshjes së tyre dhe të heqin qafe njollat e shkaktuara nga:

Cigarja

Dieta

Mosha

Si Funksionon Zbardhimi?

Agjentët e zbardhimit depërtojnë në shtresat e dhëmbëve (smalti dhe dentina) dhe shpërndahen në të gjithë dhëmbin. Ato shpërbëhen në molekula të vogla të oksigjenit, të cilat thyejnë lidhjet e molekulave që shkaktojnë njollat.

Përfitimet e Zbardhimit

  • Profesionalizmi: Të gjitha procedurat kryhen nga dentistë të certifikuar dhe me përvojë.
  • Siguria: Përdorim produkte dhe teknologji të certifikuara për të garantuar rezultate të sigurta dhe efektive.
  • Personalizimi: Secili trajtim është i përshtatur sipas nevojave dhe pritjeve të pacientit.
  • Edukim: Ju ofrojmë udhëzime për ruajtjen e rezultateve dhe për praktikat e duhura të higjenës orale.

Na telefono

Rezervoni konsultën tuaj SOT për një buzëqeshjeje më të shëndetshme!

Stafi Jonë