Protezat Dentare në NewSmile

Protetika dentare është një degë e stomatologjisë që merret me zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë. Termi “proteza dentare” përfshin një sërë opsionesh trajtimi, të cilat zgjidhen së bashku me pacientin për të përcaktuar opsionin më të përshtatshëm estetik dhe funksional.

Protezat dentare ndahen në të lëvizshme dhe fikse. Proteza fikse lidhet me dhëmbët natyralë ose implantet, ndërsa proteza e lëvizshme mbështetet mbi mishrat e dhëmbëve dhe mund të hiqet nga pacienti.

Çfarë duhet të kemi parasysh për Protezat Dentare?

Protezat mund të jenë të pjesshme (zëvendësojnë vetëm disa dhëmbë që mungojnë) ose të plota (zëvendësojnë të gjithë dhëmbët në harkun e sipërm, të poshtëm ose në të dyja). Për të siguruar efektivitetin e tyre, protezat dentare duhet të plotësojnë kriteret:

  • Funksionaliteti: Pacienti duhet të mund të përtypë normalisht dhe të artikulojë fjalët pa vështirësi. Proteza duhet të lejojë lëvizjet natyrale të nofullës, si hapja, mbyllja, lëvizjet anësore, përparimi dhe tërheqja.
  • Qëndrueshmëria: Proteza duhet të përballojë forcat e përtypjes dhe të jetë rezistente ndaj lëngjeve. Edhe pse mund të kërkojë rregullime me kalimin e kohës, ajo duhet të jetë e qëndrueshme dhe e fortë.
  • Materiale jo alergjike: Proteza duhet të përgatitet me materiale që nuk shkaktojnë reaksione alergjike dhe nuk dëmtojnë gojën.
  • Estetika: Dhëmbët artificialë duhet të jenë sa më të ngjashëm me dhëmbët natyralë të pacientit, duke siguruar një pamje natyrale dhe të këndshme.

Higjiena dhe Kujdesi për Protezat Dentare

Ruajtja e higjienës orale është thelbësore për protezat dentare. Pastrimi i përditshëm me një furçë dhëmbësh dhe ujë të ftohtë duhet të bëhet pas çdo vakti. Pas pastrimit, protezat duhet të ruhen në një mjedis të lagësht për të parandaluar tharjen e materialeve.

Na telefono

Rezervoni konsultën tuaj SOT për një buzëqeshjeje më të shëndetshme!

Stafi Jonë